SPAK: Krimi përdor bizneset dhe bankat për pastrimin e parave

Një nga kanalet kryesore për pastrimin e parave të organizatave kriminale në vendin tonë janë shoqëritë tregtare, vuri në dukje Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në raportin vjetor për vitin 2023. SPAK referon se vihet re se ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, të cilat shërbejnë për të marrë dhe për të transferuar paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimeve dhe transaksioneve tregtare të rregullta.

Rasti më tipik është ai i një individi, i cili pastronte para për llogari të Cosa Nostra në Itali. Skema e pastrimit të parave konsistonte në kalimin e parave nga fondacioni i themeluar prej tij me qendër në Lihtenshtajn, por me llogari bankare të çelur në Zvicër. Paratë fillimisht u transferuan nga llogaria e fondacionit në llogarinë e tij personale, po në të njëjtën bankë në Zvicër. Prej aty, me lidhjet e krijuara me një shoqëri tregtare në Shqipëri, e cila luante rolin e “ndërmjetësuesit” profesionist, paratë do të vinin fillimisht në llogarinë e tij personale të çelur në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Më pas këto para do t’i kalonin shoqërisë tregtare shqiptare, që merrej me tregtinë e karburanteve në formë huaje dhe kjo kompani do t’i transferonte në Hong Kong te një shoqëri tjetër tregtare, që do të shërbente si “garantuese” për kryerjen e transanksioneve fiktive për blerje karburantesh. Për këtë shërbim, shoqëria tregtare shqiptare do të përfitonte 16% (afërsisht 3 milionë euro) të vlerës së parave që do të pastroheshin, sqaron SPAK.

Një nga skemat më komplekse të pastrimit të parave është ajo e përdorimit të institucioneve shqiptare bankare, si vend tranziti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si “ndërmjetëse” të pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare, siç është rasti i mafies Italiane, evidenton SPAK. Përfaqësuesit e bizneseve të ligjshme shqiptare, në rolin e “ndërmjetësve” profesionistë, kanë ndihmuar në krijimin e aksesit në sistemin bankar shqiptar, i cili do të përdorej për të kryer “shtresëzimin” e transfertave bankare për të kaluar ato më pas në vende të tjera.

Gjithashtu investimet në prona të luajtshme (mjete motorike, veshje luksi, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri, pajisje kompjuterike etj.) dhe pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave, kryesisht në apartamente, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi etj., qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare (Vlorë, Durrës dhe Lezhë). Vihet re dhe një numër i konsiderueshëm i depozitimit të parave, të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale në llogari të ndryshme bankare, që kryesisht janë në emra shoqërish tregtare ose personave fizikë, të afërm të të dyshuarve.

Lajmet SPAK: Krimi përdor bizneset dhe bankat për pastrimin e parave >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>