SPAK kërkon 4.6 vite burg për Safet Gjicin

SPAK kërkon dënimin me 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv pasi përmes përfitimit të favoreve seksuale premtoi dhënien e projektit të mbrojtjes së qenëve.

Ndërkohë 1.6 vite burg ka kërkuar për Alma K. vajzën e cila dha favoret seksuale për të përfituar projektin.

Prokurorja e Posaçme, Manjola Kajana, lexoi sot në gjykatë pretencën. Vetë Gjici nuk ishte i pranishëm në gjykatë ndërsa Alma K. u paraqit me avokatin e saj.

Pas pretencës i takon palës mbrojtëse të japë konkluzionet dhe më pas thotë fjalën e fundit GJKKO.

Si Gjici dhe Alma kanë kërkuar gjykim te shkurtuar, kërkesë e pranuar dhe nga gjykata. Nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK Gjici në përfundim vuan 3 vite burg ndërsa Alma K 1 vit.

Videoskandali

Më 19 qershor 2023 nëpër whatsapp u përhap me shpejtësi video ku Safet Gjici i cili kishte vetëm një muaj që kishte fituar zgjedhjet në bashkinë e Kukësit kryente marrëdhënie seksuale me Alma K në zyrën e tij në godinën e bashkisë së këtij qyteti. Skandali u pasua me arrestimin e Safet Gjicit më 24 qershor 2023, për akuzën e korrupsionit pasiv ndërsa protagonistja e videos Alma. K u akuzua për korrupsion aktiv dhe u hetua e gjykua në arrest shtëpie.

Lajmet SPAK kërkon 4.6 vite burg për Safet Gjicin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>