Sot varroset mërgimtari që vdiq tragjikisht në aksidentin e rëndë dje në Çagllavicë

Si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik, dje në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta i riu, Arbnor Ademi, i cili kishte ardhur nga kurbeti në pushime në vendlindje.

35-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes pasi nuk arriti t’i përballojë plagët e rënda që mori në aksident.

Sipas njoftimit të famijarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

“Me pikellim te thelle i njoftojme te gjithe farefisin, miqet, shoket se varrimi i ma te dashurit tone Arbnor Muhamet Ademi behet me daten 06.01.2023 ne oren 15:00, ne fshatin Gracke e Vjeter. Te pikelluar famila Ademi”, thuhet në njoftim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!