Sot shënohet 7 Marsi / Nagavci uron mësimdhënësit

Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit në nderim të të gjithë atyre që kontribuuan në zhvillimin e edukimin e gjeneratave të reja.

Mësimdhënësit i ka uruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo falënderoi mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre në arsimin e brezave të rinj, duke theksuar se roli i tyre në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

“Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.

Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë”, thuhet në urimin e Nagavcit.

Lajmet Sot shënohet 7 Marsi / Nagavci uron mësimdhënësit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>