Sot mot me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të mërkurën ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s”, thuhet në njoftim.