Sot mblidhet qeveria

Sot do të mbahet mbledhja e qeverisë.
Mbledhja pritet të fillojë nga ora 10:00. Në rend dite do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e shtesave të njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.
Po ashtu në këtë mbledhje të qeverisë gjithsej në rend dite janë 9 pika.
Pas kësaj mbledhjeje, do të organizohet pritje me rastin e festave të fundvitit./21Media