Sot fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën “Xhemail Mustafa” dhe “Faik Konica”
Sot fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Perparim Rama.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se kuzhina dhe kabineti i artit në këtë shkollë janë gati.
“Kuzhina dhe kabineti i artit në SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë janë gati! Nesër, fillojmë mësimin gjithëditor. Nxënës të dashur, ju jeni në qendër të çdo vendimi që marrim. Ne punojmë për t’ju siguruar kushtet më të mira të mësimit, sepse ju jeni e ardhmja jonë”, shkroi Rama.
I pari i Prishtinës bashkë me nënkryetaren, Jehona Lushaku do të vizitojnë shkollat “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”.
Shkolla e parë që do të vizitohet është “Faik Konica”. Gjatë kësaj vizite, do të shikojnë nga afër nisjen e mësimit gjithëditor në këto shkolla.