Sot fillon “IHF Trophy”, këto janë ekipet që do të përballen

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistët e grupmoshës U18 dhe U20.

Te të rinjtë (U18), shtatë ekipet kombëtare pjesëmarrëse janë të ndara në dy grupe. Në grupin A janë Gjeorgjia, Britania e Madhe, Qipro dhe Shqipëria. Në grupin B garojnë Bullgaria, Kosova dhe Moldavia.

”Ndeshja e parë është mes Gjeorgjisë dhe Qipros, që zhvillohet të martën prej orës 11:00. Nga ora 13:00 takohen Britania e Madhe dhe Shqipëria, ndërsa prej orës 17:00 është takimi Kosova – Moldavia. Para kësaj ndeshjeje, nga ora 16:45, është hapja zyrtare e kampionatit.

Në grupmoshën e juniorëve (U20), të gjitha katër kombëtaret pjesëmarrëse janë në një grup: Bullgaria, Qipro, Britania e Madhe, Kosova. Të martën prej orës 15:00 është ndeshja Bullgaria – Britania e Madhe, ndërsa prej orës 19:00 takohen Qipro e Kosova”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Ngjarja është kualifikuese për Kampionat Botëror. Në të dy grupmoshat, fituesit kualifikohen për fazën ndërkontinentale të IHF Trophy. Dhe më pas kombëtaret që triumfojnë në fazën ndërkontinentale, kualifikohen në Kampionatin Botëror.

Transmetimi i ndeshjeve bëhet në Rahoveci INFO Plus./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker