Sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin në Suharekë

Sot janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme filluan ndeshjet e xhiros së 15-të, ku Feronikeli ’74 mposhti Suharekën me rezultat 3-1, duke shijuar fitoren e parë këtë sezon.

Pas kësaj ndeshje, radhën e kanë dy takime gjatë ditës së sotme, ku ndeshja më interesante padyshim se do të zhvillohet në Suharekë.

Ballkani është nikoqir i Dritës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” dhe pret fitore për t’iu ofruar në dy pikë.

Në ndeshjen tjetër, Llapi e pret Ferizajn në “Zahir Pajaziti”, ku pret t’i kthehet fitores pas një serie prej shtatë ndeshjesh pa fitore.

Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker