Sot bojkotohen marketet në Maqedoni, për shkak të çmimeve të larta

Pas thirrjeve në rrjetet sociale, sot pritet që qytetarët të mos blejnë nëpër markete për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Iniciativa për bojkot e cila fillimisht u zhvillua në Kroaci, ndërsa aksione të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Slloveni, ka marrë mbështetje nga opinioni i gjerë, si dhe nga partitë në pushtet dhe opozitë, ndërsa institucionet kompetente kanë paralajmëruar kontrolle rigoroze në markete dhe objekte tregtare dhe reagim të shpejtë në terren. Ndërkaq, shumë prej marketeve pritet që këtë ditë ta shfrytëzojnë për inventar./TV21