Sonte ndeshje e rëndësishme, përballet Kosova me Belgjikën

Sonte me fillim nga ora 20:00 Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për femra do të ndeshet me Belgjikën.
Në Hasselt të Belgjikës, Kosova synon hapin e parë drejt fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025.
“Gjenerata e sukseseve është gati për tjetër të arritur. Është koha jonë, është koha e KOSOVËS”, thuhet në postimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës./21Media