Skuadra për të cilën Barella mund ta lë Interin

Edhe pa hyrë në raportin e ndeshjes me asistime apo gola, Nicolò Barella ishte një nga lojtarët që i bëri më shumë përshtypje të gjithë Evropës mbrëmjen e së martës së kaluar në stadiumin e Bayern Munichut. Performanca e mesfushorit të Interit ishte totale, jo vetëm nga ana fizike, por mbi të gjitha nga ana teknike.
Reprezentuesi italian ka treguar edhe një herë se ai nuk është vetëm një lojtar me përmbajtje, por dikush që, kur aksionet janë shumë të vështira, arrin të dalë me një cilësi që është njohur shumë pak në karrierën e tij. Duke arritur ndoshta në momentin më të mirë të karrierës së tij, sipas “La Gazzetta dello Sport” çmimi i tij mund të arrijë në 100 milionë euro.
Pavarësisht lidhjeve të tij shumë të forta me ngjyrat e zi dhe kaltër, të cilat në të kaluarën e bënë atë t’i thoshte jo ofertave milionerësh nga Al Hilal dhe Manchester City i Pep Guardiolës, sipas “GDS” ka vetëm një klub në botë për të cilin Barella mund të hezitonte. Po flasim për Bayern Munich, i vetmi klub për të cilin ish -lojtari i Cagliarit do të mendonte vërtet të largohej një ditë nga Interi.
Megjithatë, duket e pamundur që ajo ditë të arrijë, me Barella- n i destinuar të kalojë sa më shumë kohë të jetë e mundur me fanellë të “Nerazzurrëve”.