Skender Hyseni thotë se MPJ-ja ka dështuar ndaj fushatës së Serbisë për çnjohje

Hyseni: MPJ-ja ka dështuar ndaj fushatës së Serbisë për çnjohje.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se Kosova po dështon që ta kundërshtojë fushatën e Serbisë për t’i bindur vendet që t’i tërheqin njohjet ndaj Kosovës.

Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ai e ka kritikuar ministrinë aktuale duke thënë se është duke bërë diplomaci të fjetur.

“Nëse ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar kështu, unë nuk shoh asnjë arsye që të mos i besojmë sepse revokimi i një njohjeje nuk mund ta mbahet sekret”.

“Në ndërkohë që MPJ-ja ka dështuar totalisht për ta kundërshtuar këtë fushatë të egër të Serbisë”.

“Për fat të keq ne kemi një MPJ tërësisht anemike, duke filluar nga presidentja e vendit e deri te nivelet më të ulëta të diplomacisë së Kosovës”.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se janë afro 10 vende të cilat janë shprehur të gatshme që ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë notë diplomatike sa i përket ndonjë çnjohjeje ndaj shtetit të Kosovës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!