Skena e ​Festivalit “Sunny Hill” ndizet me artistët vendorë

Ka nisur edicioni më i ri i festivalit të madh “Sunny Hill” në Prishtinë, në prani të mijëra fansave që për katër net me radhë do të kenë mundësinë të shijojnë atmosferën madhështore të krijuar nga këngëtarë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Përveç dy skenave spektakolare brenda hapësirave të festivalit gjithashtu është pjesa “Chill zone”, dua.com për njerëzit beqarë që duan të gjejnë “fatin”.

Hapja e këtij festivali është bërë nga këngëtari i njohur Mozzik. Po ashtu sonte për herë të parë do të performojë këngëtarja e famshme, Bebe Rexha. Pas skenës kryesore, do të jetë skena e dytë ku do të ketë muzikë elektro miks nga BlackCoffe.

Pjesë e festivalit që do të zgjasë deri më 28 korrik janë këngëtarë me renome botërore si DJ Snake, The Blaze, The Martinez Brothers, Stormzy, Burna Boy dhe shumë të tjerë, ndërsa nga këngëtarët e skenës vendore janë yjet Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Capital T, Adrian Berisha, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Dhurata Dora./kp

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker