Skemë korrupsioni me tenderat/ Këlliçi thirrje SPAK-ut: Arrestoni edhe këta persona, pranë bashkisë Tiranë (EMRAT)

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë pjesën tjetër, përveç drejtorëve të arrestuar deri më tani, në kuadër të hetimeve për atë që njihet si dosja ‘5D’.

Në një deklaratë për mediat nga selia e Rithemelimit, Këlliçi përmendi me emra përfaqësues të tjerë të bashkisë Tiranë që duhet të hetohen nga SPAK.

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI

Më datë 26 Prill 2023, në cilësinë e kandidatit për Bashkinë Tiranë, kam bërë publike skemën e plotë të korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë përmes kompanisë 5D Konstruksion.

Vetëm një ditë më pas, më datë 27 Prill, Prokurori Klodian Braho regjistroi kallëzimin penal kryesisht për 5 drejtorët hajdutë të Erion Veliajt.

Po atë mbrëmje, të datës 27 prill 2023, Erion Veliaj sëbashku me hajdutët e tij në bashki, doli në emisionin Opinion për të shpalosur programin 4 vjeçar të vjedhjes së Tiranës 2023 -2027.

Ju ftoj të ndjekim një video të shkurtër se si i përgjigjet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, pyetjes së z. Fevziu në lidhje me këtë denoncim timin:

Sqarojmë opinionin publik dhe qytetarët e Tiranës se për këtë denoncim, Mariglen Qato më bëri padi për shpifje në Gjykatën Penale Tiranë dhe nuk u paraqit kurrë në seancë, për shkak se padia i duhej vetëm Erionit për gënjeshtrën e rradhës në fushatë.

Erioni, ky idhtar i madh i drejtësisë së re, që jep leksione se drejtësia nuk bëhet më nëpër studio televizive por nga organet kompetente, bën mirë të qetësohet e të mos e harxhojë më penën duke u shkruajtur drejtorëve të tij hajdutë deklaratat e mbrojtjes, fill pasi i futi në burg për të shpëtuar lëkurën e tij.

Deklaratat patetike se drejtësia e re e hartuar nga vetë Erioni dhe Rilindja e Edi Ramës, na qënkërka shantazhuar nga unë, janë sa qesharake po aq dhe pa vlerë. Erion Veliaj bën mirë të heshtë dhe të presë arrestimin e plotë të shtabit elektoral të zgjedhjeve të 14 Majit, e në fund bën mirë që të presë me buzëqeshje deklaratën që vetë Edi Rama, shumë shpejtë do të shkruajë për të.

Sa i përket hetimeve të SPAK-ut, arrestimet e 5 drejtorëve të deritanishëm nuk janë drejtësi e plotë, nëse nuk do të ndiqen paratë, nëse nuk sekuestrohen asetet e këtyre individëve dhe kompanive të lidhura me ta, duke i kthyer përfundimisht të gjitha paratë e vjedhura prej tyre në buxhetin e shtetit, në të mirë të taksapaguesve shqiptarë.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të ndjekim zyrtarisht dhe në mënyrë ligjore hetimet jo vetëm për të arrestuarit e deritanishëm, por dhe për pjesën tjetër të bandës në Bashkinë e Tiranës si:

Herion Rrapaj (i cili me bitumin e fabrikës së Bashkisë, shtroi asfaltin elektoral ndëkohë që fiktivisht bënin proçedura tenderuese me kompani private), Arben Maloku (i cili ka ngritur një skemë identike si 5D dhe ka ndërtuar 3 kate pa leje në mes të Tiranës), Ermal Kapllanaj (i cili u vu në shërbim të Inceneratorit të Tiranës duke shantazhuar të gjithë biznesin e ndërtimit),

Alban Dokushin (personi përgjegjës për tjetërsimin e pronave publike, por mbi të gjitha Drejtori të cilit i kishte humbur pronësia e landfillit të Sharrës), Elton Kacidhja (drejtori i UKT që i cili i dha tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos) dhe Elvin Tivarin (për të cilin Mirela Kumbaro firmosi statusin special për ndërtimin e hotelit 15 milionë euro në Durrës).

Vetëm një Qeveri Teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin nga kjo bandë e korruptuar në bashki e në çdo qelizë të qeverisë.

Lajmet Skemë korrupsioni me tenderat/ Këlliçi thirrje SPAK-ut: Arrestoni edhe këta persona, pranë bashkisë Tiranë (EMRAT) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>