SKEMA/ Si i dha Evis Berberi kompanisë së tij 2.2 mln euro nga 6 tendera

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, dhe dy ortakët e tij, biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame janë arrestuar mbrëmjen e 13 marsit 2024.

Sipas SPAK Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj “NET – GROUP”, sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë ‘DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte. SPAK thotë se përfitmi ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat janë investuar nga kompania ‘DAAM’ shpk.në pasuri të paluajtshme.

GJKKO firmosi urdhëarrestet më 13 mars ditën dhe kur janë kryer arrestimet dhe bastisur banesat e tre të ndaluarve.

Dha 3 tendera 137 milione lekë në krye të AEE

Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE) i ka dhënë “NET – GROUP”, sh.p.k që zotëronte ortaku i tij Valter Begaj, 3 tendera me vlerë totale 1.3 mln euro (137 milionë lekë pa Tvsh).

“Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k” informoi sot SPAK

Konkretisht, Agjencia e Eficiencës së Energjisë me në krye Berberin i ka dhënë licencën për auditimin energjetik të ndërtesave kompanisë Net- Group me drejtues teknik Berberin. Kjo kompani ka marrë mbi 1 milionë euro kontrata të drejtpërdrejta.

Dha 3 tendera me vlerë 1 mln euro në krye të ARRSH-së

Pasi la pozicionin e drejtuesit në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë, në qershor 2021 Evis Berberi bëhet Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Report Tv verifikoi se kompania ‘Net-group’ në këtë perudhë ka marrë një sërë tenderash, ndërsa SPAK liston vetëm 3 me vlerë rreth 1 milionë euro.

Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k” ‘ informon më tej SPAK

Nga një verifikim bëhet fjalë për tendera të firmosur në një datë, më 18 prill 2022 me vlera 270 mln lekë, 450 mln lekë dhe rreth 400 mln lekë.

Sa ishte fitimi?

Pasi fitoi këto 6 tendera NET – GROUP”, sh.p.k përmes transaksioneve i kalonte të ardhura tek kompania ‘DAAM’ që Evis Berberi zotëronte në mënyrë indirekte. Këto fitime ishin në vlerën 223 mln lekë (gati 2.2 mln euro)

“Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh” informon SPAK”

Si ka funksionuar skema?

Titullar i prokurimeve publike Evis Berberi shpallte fitues të prokurimeve publike “Net Group” sh.p.k në zotërim të Valter Begajt. Vlerat monetare nëpërmjet transaksioneve kalonin në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të Berberit “DAAM” sh.p.k që ishte dhe përfitues. Investimet janë bërë gjatë kohës që kanë qenë ortak të shoqërisë pikërisht Valter Begaj, Ervis Lame dhe Brunilda Buli.

“Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se Evis Berberi fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “NET-GROUP sh.p.k” që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi Evis Berberi ishte titullar i autoritetit kontraktor, përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM sh.p.k., të kontrolluar prej tij” thuhet në njoftimin e SPAK

Paratë u investuan në pasuri të paluajtshme

Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet Valter Begaj, Ervis Lame dhe Brunilda Buli “i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “DAAM”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale” thotë SPAK

Roli i Valter Begajt e bashkëpunëtorëve

Valter Begaj në cilësinë e ortakut të shoqërisë “NET – GROUP”, sh.p.k, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me titullar të autoritetit kontraktor Evis Berberin ka transferuar vlera monetare në drejtim të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. Kompania që menaxhohej nga Brunilda Buli, Ervis Lame dhe Valter Begaj në zotërim indirekt ishte e Evis Berberit. Kompania “DAAM’ që zotërohej indirekt nga Berberi menaxhohej nga Brunilda Buli, Ervis Lame dhe Valter Begaj në zotërim indirekt ishte e Evis Berberit.

Arrestimet u kryen mbrëmjen e 13 marsit 2024 ndërsa janë bastisur dhe banesat. Berberi ka qenë deri dje në krye të detyrës ndërsa po në mbrëmje u njoftua dorëheqja e tij.

SPAK po heton dhe për tendera të tjerë që janë përfituar në këtë mënyrë ndërsa në banesën e Berberit i janë gjetur 40 mln lekë cash.

Hetimet për Berberin janë bërë nga prokurori Dritan Prençi. Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021.

Dosja në hetim

Evis Berberi – Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar

Masa e sigurisë: Arrest me burg

Në hetim: për korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Valter Begaj – Ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë NET-GROUP sh.p.k (ish “B-VAAL ENGINEERING”) dhe ortak i shoqërisë “DAAM” sh.p.k

Ervis Lame – Administrator I shoqërisë “DAAM” sh.p.k dhe punonjës i shoqërisë NET-GROUP sh.p.k (ish “B-VAAL ENGINEERING”)

Masa e sigurisë – Arrest me burg për të dy

Të dy në hetim: të dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Lajmet SKEMA/ Si i dha Evis Berberi kompanisë së tij 2.2 mln euro nga 6 tendera >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>