Skandaloze, rrahën mes vete vajzat e dy shkollave në Prishtinë (Video)

Një rrahje ka ndodhur sonte rreth orës 19.00 në mes të disa vajzave të mitura të dy shkollave të mesme në Prishtinë.

Sipas qytetarëve, të cilët kanë dërguar edhe video në KosovaPress, rrahja ka ndodhur në mes të nxënëseve të shkollës së mesme e lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi” dhe atyre nga shkolla e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Rasti ka ndodhur afër shkollës “Shtjefën Gjeqovi”, pas një mos marrëveshjeje mes dy grupeve të nxënëseve dhe më pas rrahja ka vazhduar në rrugë.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por nuk ka marrë ende përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.

Lajmet Skandaloze, rrahën mes vete vajzat e dy shkollave në Prishtinë (Video) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>