Skandali te Onkologjiku, Rama “dush të ftohtë” mjekëve: Krim kundër njerëzimit! Përdorën mantelin e mjekut si maskë banditësh
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me megaskandalin që ndodhte tek Onkologjiku, i zbuluar vetëm pak ditë më parë.
Në një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ai e ka konsideruar atë që ndodhte në atë spital, si krim kundër njerëzimit dhe njerëzores.
Kreu i qeverisë shtoi se mjekët e përdorën uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve
“Ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është hall i madh, por të kesh marrë diplomën e licencën e të përdorësh uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit. Koha e heronjve i ka lënë vendin një kohe tjetër”, tha ai.
Lajmet Skandali te Onkologjiku, Rama “dush të ftohtë” mjekëve: Krim kundër njerëzimit! Përdorën mantelin e mjekut si maskë banditësh >> Rahoveci INFO.