Skandali seksual/ Safet Gjici dënohet me 2 vite burg, Alma.K me 1 vit

Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite heqje lirie ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici pas videoskandalit në zyrën e tij me Alma K.

Gjykata e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa iu rrëzua akuza për korrupsion. Me gjykimin e shkurtuar, Gjici do të kryejë gjithsej 2 vite burg, ndërsa i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjetë.

Ndërsa për Alma. K, togat e zeza vendosen 1 vit e gjysmë burg që me gjykim të shkurtuar i ulet në një vit për akuzën e prostitucionit.

Më herët, gjatë konkluzioneve të palës mbrojtëse, Gjici akuzoi drejtpërdrejt Abedin Oruçin për porositje të Alma Kaçit për të kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Para shpalljes së vendimit Gjici u kërkoi pafajësi togave të zeza, duke u shprehur se ndjen vetëm përgjegjësi morale, por jo penale.

Unë kam marrë dënimin me të madh që është ai moral, u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”.

Ish-kryebashkiaku tha se kishte rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtari i tij politik Abedin Uruçi, përplasja, me të cilin kishte nisur që në vitin 2019, ku në cilësinë e kryetarit të Bashkisë i kishte hequr atij rrethimin me kangjella hekuri që i kishte bërë sheshit para bashkisë.

Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynymë tokë. Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësi. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma K. në shenjë hakmarrje”.

Ai hodhi akuza ndaj prokurorisë, e cila sipas tij megjithëse kishte prova nuk e procedoi Orucin.

Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste”, shtoi ish-kryebashkiaku i Kukësit.

Në seancë mungoi protagonistja e videos Alma K., e cila përmes avokates së saj kërkoi pafajësi. Pak jave më parë SPAK kërkoi dënimin me 4 vjet e 6 muaj për Gjicin për video-skandalin e regjistruar në zyrën e tij që u bë publik më 16 qershor 2023. Ndërsa për Alma k. kërkoi 1 vit e 6 muaj heqje lirie.

Njoftimi i GJKKO për Gjicin dhe Alma K.

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Safet Gjicii akuzuar për veprën penale“Korrupsionipasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe të pandehurës Alma Kaçi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal. 

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, ErjonBani dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 41/128 Regjistri themeltar, datë datë 07.02.2024 vendosi: 

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Gjici për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Safet Gjicime 2 (dy) vjet burgim.

3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Safet Gjici fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme. 

4. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit SafetGjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

5. Deklarimin fajtore të të pandehurës Alma Kaçi, lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

6. Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Alma Kaçi me 1 (një) vit burgim.

7. Vuajtja e dënimit për të pandehurën Alma Kaçi fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të vuajtjes së dënimit për femra.

8. Lidhur me provat materiale disponohet sipas kërkesës së Prokurorisë. 

9. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar. 

Lajmet Skandali seksual/ Safet Gjici dënohet me 2 vite burg, Alma.K me 1 vit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>