Skandali i Onkologjikut/ Mjekja nën hetim denoncon kolegët: Dërgonin pacientët te klinikat e tyre private
Mjekja Alketa Imeri Pere, e pezulluar nga puna pas skandalit në Spitalin Onkologjik, ka mohuar të ketë lidhje me dërgimin e pacientëve në spitalin privat “Megis”, të kolegut të saj Edmond Gashi.
Ajo u shpreh në “Top Story” më Grida Dumën se nuk i ka thënë ka thënë asnjëherë pacientëve të shkojnë tek privati për t’u kuruar apo për ndërhyrje kirurgjikale.
“Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid se ndala punën. Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private.
I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time ti kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere.
Lajmet Skandali i Onkologjikut/ Mjekja nën hetim denoncon kolegët: Dërgonin pacientët te klinikat e tyre private >> Rahoveci INFO.