Skandal gjatë parakalimit, dëgjohen të shara në transmetimin live
Në 25-vjetorin e lirisë, në Prishtinë u organizua edhe parakalimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
Fillimisht zëri i të gjithë zyrtarëve shtetëror që morën fjalën, kishte ndërprerje kohë pas kohe, duke e bërë të vështirë për ata që kishin vendosur ta përcillin ngjarjen nga televizioni.
Por, kjo nuk ishte e tëra, kohë pas kohë dëgjohen edhe biseda të ndryshme të një personit që nuk dihet nëse ishte staf i televizionit publik apo i ndonjë prej organizatorëve të ngjarjes që janë marr me mbarëvajtjen e parakalimit.
Derisa ishte duke parakaluar njësia K9 e Policisë së Kosovës, personi pyet se pse në këtë regjiment nuk po merr pjesë një person, të cilit nuk nguron t’ia thotë edhe emrin, e më pas edhe dëgjohet duke sharë.
RTK ishte përpjekur që të ulë sa më shumë zërin, por fjalët e tij banale u dëgjuan në transmetimin e drejtpërdrejt.
Diskutimi mund të ndiqet nga minuta e 42:55.
Lajmet Skandal gjatë parakalimit, dëgjohen të shara në transmetimin live >> Rahoveci INFO.