S’ka vend në Kosovë për Serbinë e Rusinë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot vizituan shtëpinë në ndërtim e sipër të një shqiptari në Mitrovicë të Veriut, që u ngjyros me “parulla ekstremiste”.

Sveçla e Krasniqi kanë deklaruar se kërcënimet e Serbisë nuk i trembin dhe do të vazhdojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në katër komunat veriore.

“Shtëpitë që po rindërtohen me pronarë shqiptarë janë mbuluar me parulla ekstremiste që nuk kanë vend në Kosovë. Çfarëdo gjuhe e urrejtës ndëretnike, çfarëdo gjuhë që nxit dhunë është e dënueshme. Akterët do të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë. Siç e kemi thënë më herët, për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

E ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal u shpreh se Qeveria e Kosovës do t’ua garantojë qytetarëve të drejtën elementare për kthim në shtëpitë e tyre, ndërsa ka shtuar se “parullat ekstremiste” tregojnë se Serbia nuk është e interesuar për normalitet.

“E drejta për t’u kthyer në shtëpitë e tyre është e drejtë për secilin qytetar, është e drejtë elementare. Qeveria do ta garantojë këtë drejtë. Kemi filluar ndërtimin e 40 shtëpive në katër komunat veriore vitin e kaluar. Këto grafitë tregojnë që Serbia nuk është e interesuar për normalitet dhe nuk është e interesuar të ketë orientimin evropian. Kjo tregon se ku është e orientuar Serbia. Këto nuk na trembin dhe nuk do të ndalim me ndërtimin e shtëpive për të gjithë qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

Gjatë ditës, nga qytetit i Mitrovicës, është larguar një pllakë e madhe metalike, e cila mbante flamurin e Serbisë.

Ky billbord ka qëndruar në këtë kodër tash e sa vite, përderisa është i dyti që hiqet nga organet e rendit.

Lajmet S’ka vend në Kosovë për Serbinë e Rusinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>