​S’ka fitues në derbin Llapi-Prishtina

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është kompletuar edhe xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore ishte në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, aty ku u zhvillua derbi ndërmjet Llapit dhe Prishtinës. Edhe pse vlerësohen si dy skuadra të mëdha të futbollit kosovar, Llapi dhe Prishtina vazhdojnë që qëndrojnë në pjesën e poshtme të renditjes tabelare në këtë edicion.

Në ndeshjen e sotme skuadrat në fjalë morën nga një pikë pasi barazuan me rezultat 1-1. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 18′ me golin e Tahirit nga penalltia, por mysafirët u kundërpërgjigjën në minutën e 69′ me golin e Kryeziut.

Pas 31 ndeshje të zhvilluara në Superligë, të dy këto skuadra kanë nga 40 dhe renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj mposhti Dritën me rezultat 2-1 duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme drejtë objektivit për një vend në garat evropiane.

Kështu Ferizaj ka 45 pikë në vendin e katërt, kurse Drita është e para në tabelë me 66 pikë

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker