S’ka dakordim në Bruksel, Bislimi kërkon edhe një takim

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, Lajçak, Bislimi dhe Petkoviq, pa marrëveshje.

Një takim tjetër do të mbahet javën e ardhshme me të njëjtën temë, thuhet pas takimit.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë përfunduar pa ndonjë rezultet takimet në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

Pas këtij takimi, kyenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se ka nevojë edhe për një takim tjetër, pasi sipas tij, propozimet e palëve për çështjen e dinarit janë larg njëra-tjetrës.

“Ne kemi komentuar propozimet e palës tjetër për të parë se në çfarë mase ato janë brenda kornizave për të cilat jemi dakorduar dhe pastaj kemi argumentuar secili për secilin nen të propozimit tonë, por pastaj gjatë bilateraleve është parë që ka ende nevojë për përafrim të qëndrimeve, andaj është dakorduar që të provohet edhe një takim gjatë javës së ardhshme”, ka deklaruar Bislimi.

Pala e Kosovës, sipas tij, ka nxjerr një propozim shumë konstruktiv që mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final pa u lënduar në asnjë moment Rregullorja e BQK-së dhe legjislacioni në fuqi.

Bislimi tha se pala kosovare i ka paraqitur propozimet e veta.

“Ne jemi në kërkim të një zgjidhje praktike që nuk ka asgjë simbolikë, por e ka qytetarin në fokus kryesor, por unë kisha dashur që të mos dëmtohen negociatat duke nxjerrë detaje nga propozimet e të dyja palëve”, është shprehur Bislimi, sipas të cilit “zgjidhja ekziston, por duhet vullnet politik”.

Lajmet S’ka dakordim në Bruksel, Bislimi kërkon edhe një takim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>