Situatë e frikshme në Japoni, a po rrezikohet bota nga nje virus i ri?

Japonia ka raportuar raste rekord të gripit të shpendëve në 23 provinca, ndërsa autoritetet kanë asgjësuar rreth 7,75 milionë shpendë deri të martën këtë sezon, sipas zyrtarëve të vendit.

Ministria japoneze e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit tha se rastet e gripit të shpendëve janë rritur në 54 pasi u regjistruan infeksione të reja në provincat Chiba dhe Fukuoka.

Ky është numri më i lartë i rasteve të gripit të shpendëve këtë sezon, i cili thuhet se është përhapur për shkak të shpendëve shtegtarë.

Më herët, Japonia kishte raportuar 52 raste të gripit të shpendëve në 18 provinca midis nëntorit 2020 dhe marsit 2021. Kjo kishte çuar në “asgjësimin e rreth 9,9 milionë pulave, që është niveli më i lartë i të gjitha kohërave”, raportoi Kyodo News me bazë në Tokio.

“Nuk ka asnjë mundësi që njerëzit të infektohen me gripin e shpendëve nga ngrënia e pulës apo vezëve”, tha ministria.

Ndërkohë, Japonia raportoi 7.688 vdekje rekord për shkak të COVID-19 në dhjetor, shifra më e lartë se ajo e regjistruar herën e fundit në gusht të vitit të kaluar kur 7.329 njerëz vdiqën nga infeksioni, i regjistruar për herë të parë në dhjetor 2019.

Japonia ka regjistruar 29,4 milionë raste të konfirmuara të COVID-19 deri të hënën në mbrëmje, duke përfshirë 57.944 vdekje./Rahoveci.info.info/

Lajmet Situatë e frikshme në Japoni, a po rrezikohet bota nga nje virus i ri? >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!