Situata me Xhakën, vjen lajmi i fundit nga Zvicra
Lajm i mirë te Zvicra.
Kapiteni Granit Xhaka është gati për Helvetët.
Në stërvitjen e kësaj të premteje është kuptuar se mesfushori me origjinë shqiptare nuk ndjen më asnjë shqetësim dhe në këto kushte, është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, me gjasë do e aktivizojë titullar të shtunën, në çerekfinalen ndaj Anglisë.
31-vjeçari Xhaka ka luajtur minutat e plota, në të gjitha ndeshjet e Europianit deri më tani.
Lajmet Situata me Xhakën, vjen lajmi i fundit nga Zvicra >> Rahoveci INFO.