Sindikata e policisë në pritje të takimit me ministrin Sveçla

Janë bërë më shumë se tre muaj që kur pjesëtarët e Njësive Speciale kanë protestuar para objektit të Qeverisë. Ani pse iu është premtuar një takim me ministrin Sveçla një i tillë ende nuk ka ndodhur. Derisa kërkohet që një i tillë të realizohet dhe kërkesat e tyre të plotësohen.

Në fillim të dhjetorit, mbajtën protestën e dytë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë por edhe njësi tjera, shprehën pakënaqësitë e tyre me Ligjin e ri të Pagave.

Pas kësaj proteste, atyre iu premtua një takim me zyrtarë të Sindikatës së Policisë së Kosovës për gjetjen e një zgjidhjeje.

Por, ani pse kanë kaluar tre muaj, një takim i tillë ende nuk ka ndodhur.

E këto po i sheh si të papranueshme ish nënkoloneli, Refki Morina.

“Kryesia e Sindikatës së Policisë ka pas një takim me ministrin por ndërkohë ky takim është shtyrë edhe pritet këto ditë të mbahet takimi. Mendoj se Njësia Speciale dhe të gjitha njësitë që operojnë në veri por edhe Policia në tërësi duhet të zbatohet ligji dhe të plotësohen kushtet e tyre që Sindikata i ka kërkuar sepse ezkistojnë baza juridike dhe ligjore e tyre”,  ka pohuar ai.

Ai vlerëson se nuk është dashur të pritet kaq gjatë për këto kërkesa, derisa shprehet optimist të njëjtat do të realizohen.

“Unë mendoj se nuk është dashtë të zgjatet protesta, por në bazë të informatave që i kam brenda ekziston një pajtueshmëri që dmth të veprohet nga ministri dhe Qeveria t’iu plotësohen kushtet njësisë special dhe të gjitha njësive në gjithë vendin konform ligjeve dhe dispozitave juridike. Mendoj se është një disponim i mirë dhe në të ardhmen jo fort të largët do të plotësohen kërkesat e tyre”.

E këtë veprim  të pushtetit, po e sheh si të gabuar ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra.

“Mendoj se nuk duhet me u neglizhu sepse kërkesat janë të drejta dhe të ligjshme, por duhet parë cilat janë mundësitë e Qeverisë në kuadër të projekt buxhetit të akomodohen ato kërkesa”, tha Shkodra.

Lajmet Sindikata e policisë në pritje të takimit me ministrin Sveçla >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>