Sinani vendos Flamurin Kombëtar në zemër të Preshevës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ditën e sotme e ka vendosur Flamurin Kombëtar në hapësirën e jashtme të objektit.
“Flamuri Kombëtar Shqiptar në zemër të Preshevës”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në rrjete sociale.
Në sfond dëgjohet kënga “O ku ka si ti o Shqipëria ime”.