Silvinjo jep detaje se pse la jashtë listës Armando Brojën dhe ftoi Uzunin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të prezantuar grumbullimin për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Në konferencën e tij të parë për mediat për këtë cikël të ri, Silvinjo ka folur për objektivat e skuadrës, por edhe ndryshimet që janë bërë në radhët e ekipit me afrime dhe largime lojtarësh

“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe në një moment të vështirë. Faleminderit, të gjtihëve, edhe lojtarëve, për mbështetjen për një moment që nuk është i thjeshtë, por kështu është jeta. Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne. Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh, Muçi është i rëndësishëm, e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe zgjedhjen e Asanit, kemi opsionin tjetër kemi Muçollin që është i dëmtuar dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë, Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne.

Sa i përket Berishës ai kishte një përgjigje.

“Unë e kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur, në këtë moment futbollisti nuk ka klub. Është moment i veçantë se ata vijnë edhe nga pushimet. Ka 30-35 ditë pushime, shumë kanë bërë fazën përgatitore dhe vijnë. Por lojtari që nuk ka klub humb shumë se nuk stërvitet. Por ekipi është i hapur, ne punojmë me gjithë stafin për t’u përmirësuar gjithmonë në çdo aspekt, por në këtë moment jo. Një pjesë e rëndësishme e punës, në momentin që kemi 3 milionë këtu dhe 9 milionë jashtë, pjesë e punës është të ndjekim lojtarë që janë në Zvicër, Itali, Gjermani. Kjo është një punë e vështirë, jo sekrete, por e vështirë që duhet të bëjmë me profesionalizëm, se flasim me një lojtar që ka nënshtetësi të dyfishtë. Bëhen gjerat me qetësi, profesionalizëm, kur na intereson lojtari, flitet me qetësi. Kjo është punë që bëhet, nuk mund të them nëse është bërë gjë apo jo, nëse po flasim. Janë shumë lojtarë, nuk mund të them me saktësi si po veprojmë, është një punë shumë e bukur, një ditë mund të flasim për gjëra të tilla. Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm, Ukraina, Gjerogjia dhe Çekia kanë skuadra të forta, do të jenë ndeshje të forta. Nuk më pëlqen të bëj eksperimente, në këtë listë janë dy të rinj, Zeka dhe Spahiu që janë thirrur për herë të parë. Shkojmë në fushë për të prezantuar njerëzit dhe përfaqësuar një komb, të luajmë me shpirt dhe zemër. Uzuni ka ardhur te ne si anësor sulmi, ka luajtur në Varshavë, ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë, por ai ka një vit e gjysmë me Granadën si një sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues, e kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre. Seferi e ka marr vendin, ka ardhur Hoxha, është edhe Bajrami. Uzuni është qendër për ne, dhe për për këtë arsye nuk u ftua. Personale asgjë, ajo që ka rëndësi është vetëm fusha, ia them vetes, stafit, presidentit, ka vlerë vetëm fusha. Ne duam që lojtari të shkojë në fushë dhe të bëjë mirë. Personale, nuk ka asgjë, për këtë arsye nuk është Broja dhe është momenti i tij. Ai është lojtar me karakteristike të ndryshme si qendërsulmues, nuk është i madh fizikisht, por është i shpejtë dhe kërkon hapësirë. Ai është ndryshe nga Broja e Manaj, ndoshta një lojtar i ngjashëm i ri është Çuni, por nuk është momenti, është momenti i Uzunit.Ky është një cikël i ri që ne duam ende ta përmirësojmë, në çdo aspekt. Ne jemi në rritje, por nuk kemi një hapësirë pune si eksperiment, ne duhet të shkojmë drejt objektivit, të shkojmë në fushë e punojmë. Pas Europianit kemi më shumë eksperiencë, lojtarët na japin shumë, por duhet të rritemi se kemi të rinj, me shumë dëshirë për t’u rritur e bërë mirë. Pastaj duhet ta përmirësojmë, por duhet të përmirësojmë skuadrën të bëjmë diçka të bukur, përfaqësojmë njerëzit në fushë me zemër, shpirt skuadre. Kjo është ajo që duam të arrijmë në vitin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Silvinjo.

Lajmet Silvinjo jep detaje se pse la jashtë listës Armando Brojën dhe ftoi Uzunin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker