Silvinjo dorëzoi listën finale për “EURO 2024”, ja kush largohet

Silvinjo vendosi për listën finale të lojtarëve që do të marrë me vete në Gjermani, ku do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e Europianit.

Trajneri s’ka përfshirë portierin e katërt, Simon Simoni, duke qenë se të gatshëm janë Etrit Berisha, Tomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Kështu një portier i katërt do të ishte i tepërt, mbi të gjitha sepse në grumbullim janë 27 lojtarë.

Fatmirësisht, pas vlerësimeve që u bënë nga stafi teknik dhe doktori i ekipit kombëtar, nuk ka asnjë dëmtim dhe grupi gëzon shëndet të plotë.

Pas kësaj date, kombëtaret kanë të drejtë që të zëvendësojnë portierin në rast se dëmtohet një i tillë gjatë turneut.

Sa i përket programit, skuadra përfaqësuese do të udhëtojë ditën e sotme për në Dortmund.

Pasi të zhvillojë një seancë të lehtë stërvitore paradite, në orët e pasdites të gjithë do të nisen për në Gjermani, ku do të akomodohen në Kaiserau, kampi bazë që është zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Lajmet Silvinjo dorëzoi listën finale për “EURO 2024”, ja kush largohet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>