Siljanovska thotë se s’ka qëllim të fyej ndonjë gjuhë! Mickoski: Formularët për marrjen e licencës do të jenë edhe në shqip
Nuk kam pasur për qëllim e as që do të shfrytëzoj ndonjëherë veto për të fyer dikë, ndonjë gjuhë apo një pjesë të kombit.
Këtë e theksoi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, pasi që ditëve të fundit në opinion kishte reagime për shkak se ajo nuk e ka nënshkruar dekretin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe pretendohej se shkurtohet e drejta për licenca dygjuhëshe.
Ajo thotë se këtë e ka vendosur në bazë të respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve.
Askush nuk e konteston pjesën që kur e jep provimin në gjuhën shqipe, të marr licencë në gjuhën shqipe, tha Siljanovska.
“Unë as kam menduar dhe as do ta bëj ndonjëherë një gjë të tillë që të përdor veton për të fyer ndonjë gjuhë, asnjëherë , e as nuk jam udhëhequr nga këshillat partiak. Vetëm bëra thirrje që të shqyrtohen edhe një herë nenet 9 dhe 10, si dhe të shqyrtohet edhe një herë nëse kjo mënyrë e dhënies së provimit dhe marrja e licencës nuk do të krijonte apo hapte hapësirë për autorizim diskrecional”, tha Gordana Siljanovska Davkova – presidente e RMV-së.