Si rrallëherë Rama u del në mbrojtje gazetarëve, kritika gjyqtarëve
Kryeministri Edi Rama teksa u ndal te e drejta e informimit, theksoi se asnjë gazetar nuk ka faj kur publikon të dhëna që mund të cilësohen si ‘sekret hetimor’.
Duke u ndalur te rasti i gazetari Elton Qyno, apo dhe disa raste të tjera në kohën e pandemisë së COVID-it, Rama theksoi se nëse një ‘sekret’ i tillë iu bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, duke shigjetuar kështu prokurorët.
“Dua të përgëzoj avokaten e popullit, për një rast të një gazetari, i cili u hetua dhe u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor. Po ashtu dhe në kohën e COVID-it, prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve. Për mua gazetarët nuk nxjerrin sekretet hetimore, se nuk i dispononë, por i disponojnë prokurorët. Kur gazetarit i bie në dorë sekreti., nuk është më detyrim i tij të ruaj sekretin. Nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhë; Lajmsi nuk ka faj’, por kush e prodhoi apo ia dha atij lajmin që ta çoj diku tjetër, është burimi me të cilin duhet të merresh. E them këtë për të nënvizuar se informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston në letër, me firmë dhe vulë në atë hapësirë, është pronë publike, që shteti nuk ka të drejtë t’ia mohojë qytetarëve. Meqë iu referova Avokates së Popullit, po ndalem te Gjykata Kushtetuese, e cila nuk iu lë kohë spekulimeve, por i publikon vendimet e veta. Madje dhe vetë kryetarja e Gjykatës sqaron vendimet e veta. Këto lënë vend për replika.”, tha Rama.
Rama tha se e drejta për informim është pronë shtetërore dhe jo sekret hetimor, ndërsa shtoi se edhe kur dalin sekrete hetimor nuk është faj i gazetarit, por i atyre që ia kanë dhënë dhe duhet të ruanin këtë sekret hetimor.
“Trajtimi i informacionit që i takon publikut, medias dhe të gjithë të interesuarve si e drejtë e sanksionuar me ligj, ndërkohë që trajtohet si një pushtet abuzim është padiskutim një hapësirë apo shtysë për të krijuar shumë mister dhe thashetheme dhe helm mbi faktet dhe për t’i dhënë mundësi spekulimeve kur në fakt faktet ballafaqohen më mirë me cilindo që flet në emër të tyre. E drejta e informimit nuk është sekret hetimor. Sekreti hetimor është diçka tjetër. Përfitoj nga rasti të falënderoj avokaten e popullit, me një rast të një gazetari i cili u akuzuar dhe u keqtrajtuar për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë kur prokuroria ju vu mbrapa ca gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore. Pas gazetarë nuk i deponojnë i disponojnë prokurorët. Kur i bie në dorë sekretit gazetarët nuk është më detyrimi i tij të ruajë sekretin. Dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare. Që në kanun shkruhet e zeza në të bardhe lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi ose kush ja dha që ta çoj dikur tjetër është burimi që duhet të merresh. Informacioni, mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekzistojnë në letër në vulë në firmë, dhe që nuk përfshihet në një hapësirë të ngushtë, është pronë publike që shteti nuk ka as një të drejtë t’ia mohojë qytetarëve. Ndaj një qëndrim kritik lidhur me institucione lidhur me të drejtën e informimit dhe e gjithë kjo pengesë që na vendos ne në një hendek evident mes legjislacionit dhe zbatimit të tij të jetë kaq i madh, duhet të jetë inekzistent. Nuk duhet të jemi peng i kulturës së vjetër ku shteti di ca gjëra që të tjerët nuk duhet ta dinë”, tha Rama.
Rama shtoi se duhet të krijohet një bord kombëtar për monitorimin e sigurimit të të drejtës për informim.
“Është koha që ne të krijojmë një bord kombëtar me pjesëmarrjen patjetër të qeverisë, pushtetit vendor, me Komisionerin Publik, me Avokaten e Popullit, dhe sigurisht edhe me agjenci të tjera, agjencinë për Dialog dhe Qeverisje që mund të luajë një rol në këtë pjesë, për të pasur një plan të përbashkët pune jo për gjë tjetër, për të monitoruar këtë proces, pra sigurinë e të drejtës së informimit. Në pjesën më të madhe problemi është se nuk ka një vetëdije për dhënien e informacionit në kohë reale dhe kjo gërryen besimin e qytetarëve, kjo hap shtretër të tërë lumenjsh për llumin e dezinformimit”, tha Rama.
Lajmet Si rrallëherë Rama u del në mbrojtje gazetarëve, kritika gjyqtarëve >> Rahoveci INFO.