Si e zbuloi policia vrasjen e katërfishtë në SHBA? Pamje nga vendngjarja

Rreshteri në Departamentin e Policisë në Bronxville, Watson Morgan (49 vjeç) vrau gruan e tij Ornela Morgan (43 vjeç) dhe dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Daily Mail raporton se pas vrasjes së tyre, polici vrau edhe veten.

Watson pritej që të dilte në pension gjatë muajit mars të këtij viti.

Të katër anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur me plagë nga arma e zjarrit.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me armë zjarri”, tha policia.

Policia e Bronxville tha se Watson nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes të premten, kështu që ata kontaktuan policinë e Clarkstown për të bërë kontrollin e mirëqenies.

“Rreshteri Morgan nuk u paraqit për turnin e mbrëmjes mbrëmë dhe Departamenti ynë i Policisë kontaktoi Departamentin e Policisë Clarkstown në qytetin e tij të lindjes, i cili bëri zbulimin”, tha Policia e Bronxville në një deklaratë për CBS News.

Lexo edhe:

“The Guardian”: Shqiptarja që u vra me dy fëmijët nga burri i saj amerikan në New York ishte nga Korça

Lajmet Si e zbuloi policia vrasjen e katërfishtë në SHBA? Pamje nga vendngjarja >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>