“Shyqyr Zotit nuk ka të lënduar”, kompania e konfirmon se autobusi me mërgimtarë nga Kosova sulmohet në Serbi

Një autobus që po udhëtonte drejt Gjermanisë është sulmuar sot në Serbi.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar kompania Fadili Tours, të cilët thanë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Shyqyr Zotit nuk ka të lënduar. Jemi duke u marrë me disa procedura pastaj do ta vazhdojmë rrugëtimin”, thuhet në përgjigjern e tyre.

Sipas lexuesit i cili ka dërguar fotografi në redaksi, ky sulm ka ndodhur rreth orës 21:00, në Krushevc.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!