Shyhrete Behluli feston ditëlindjen, Engjëllusha e uron me fjalët më të mira

Këngëtarja shqiptare Shyhrete Behluli sot feston ditëlindjen.

Vajza, Engjëllusha Salihu e ka uruar nënën e saj duke publikuar një foto me të në insta-story, shkruan Rahoveci INFO.tv.

“Shume urime ditëlindjen mami. Te dua pakufi” ka shkruar Salihu.

Kujtojmë se ka disa kohë që Engjëllusha është bërë pjesë e industrisë së muzikës, nuk janë të pakëta bashkëpunimet me nënën e saj ku së fundmi kanë publikuar një potpuri për festat e fundvitit.

Shyhrete Behluli është kultivuese e muzikës popullore folkloriste. Paraqitjen e parë skenike e realizoi në vitin 1974, me këngën “Cuca e maleve”.

Gjatë këtyre katër dekadave, ylli muzikor, ka realizuar me qindra bashkëpunime dhe dhjetëra albume me artistë të mirëfilltë shqiptar./21Media

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>