“Shuhet” aksioni i Rithemelimit në Kuvend, rikthehet normaliteti pas 5 muajsh – Komisionet mblidhen pa zhurmë

Komisionet e Kuvendit janë mbledhur për herë të parë me prezencë fizike të deputetëve, pas 5 muajsh. Komisioni i parë që u mblodh ishte ai për Çështjet Ligjore.

Deputetët e Rithemelimit dhe ata të mazhorancës u ulën pranë njëri-tjetrit në konstruktivitet të plotë, larg zhurmës së deri para 2 jave.

Pas komisionit të çështjeve ligjore, është mbledhur Komisioni i Integrimit. Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e deputetes demokrate, Jorida Tabaku.

Teksa mbledhjes iu bashkuan deputetë të Rithemelimit, në sallë mungonin ligjvënësit e PD të Lulzim Bashës, ashtu siç Enkelejd Alibeaj nuk mori pjesë në Komisionin e Ligjeve.

E para që mori fjalën ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila prezantoi projektligjin “Për sigurinë kibernetike”. Ajo tregoi detaje nga ky projektligj.

“Ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh. Sa i takon çështjeve kushtetuese, këtu nuk ka vend për diskutime. Sepse nuk bëhet fjalë për akses në institucion, por për alertin e sigurisë kibernetike”, tha Spiropali.

Rikthimi i normalitetit në Kuvend u bë pas arritjes së dakordësisë për ngritjen e dy komisioneve hetimore, kërkesë kjo e hershme e opozitës.

Nga ana tjetër mazhoranca mohon të ketë marrëveshje me Rithemelimin, por vetëm një dakordësi për objektin e komisioneve hetimore sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmet “Shuhet” aksioni i Rithemelimit në Kuvend, rikthehet normaliteti pas 5 muajsh – Komisionet mblidhen pa zhurmë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>