Shtyhet për nesër seanca e jashtëzakonshme plenare për ndryshimet në qeveri
Është shtyrë për nesër seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri. Ndryshimet e propozuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS, u dekretuan dje nga presidenti Bajram Begaj.
Në seancën që ishte planifikuar të mbahej sot pasdite pritet të bëhet betimi i Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit dhe betimi tre ministrave të rinj.
Ndryshimet në qeveri dhe PS
Elisa Spiropali – Ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikolla
Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu – Emërohet Ministër i Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi – Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Lajmet Shtyhet për nesër seanca e jashtëzakonshme plenare për ndryshimet në qeveri >> Rahoveci INFO.