Shtyhet deri më 31 dhjetor afati për regjistrimin e diasporës
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që regjistrimi për mërgatën të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti, pasi i njëjti përfundon në fund të këtij muaji.
Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Scharz, tha se kjo shtyrje është e domosdoshme pasi kohëve të fundit, ishin mbi tre mijë regjistrime në ditë.
“Regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën në dekadën e fundit. Të dhënat e fundit do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vet mërgatës në të mirë të nevojave. Në ditët e fundit kemi pas një dinamik me afërsisht tre mijë regjistrime në ditë që do të thotë që këtë dinamik do të përpiqemi mos ta ndalim me përfundimin e afatit, ndaj kërkoj që të shtyhet deri në fund të vitit”, tha Gërvalla.
Lajmet Shtyhet deri më 31 dhjetor afati për regjistrimin e diasporës >> Rahoveci INFO.