Shtuni: SHBA-ja është për paqe dhe zgjidhje të konfliktit Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar sot gjatë ditës se Serbia më afër NATO-s si partnere, sesa Kosova.

Lidhur me këtë deklaratë ka folur Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë, i cili për emisionin Info Magazine ka deklaruar se qasja e ShBA-së ka qenë dhe vazhdon të jetë e qartë.

“ShBA është në krahun e paqes, në krahun e zgjidhjes së konflikteve midis Kosovës dhe Serbisë. Se si artikulohet pastaj politika e ShBA-së nga ambasadorë të veçantë, kjo pastaj i përket ambasadorëve”, deklaroi ai.

Shtuni tutje komentoi deklaratën e presidentit serb lidhur me Kosovën, duke e quajtur si udhëheqës që nuk do paqe.

“Unë kam parë deklaratën e Vuçiqit që pak ditë më parë tha se Beogradi do të presë për momentin më të volitshëm dhe do ta shfrytëzojnë mundësinë. Kjo nuk është gjuha e dikujt që kërkon normalizim marrëdhëniesh, e dikujt që kërkon paqe. Këto deklarata shpalosin vlera që shkojnë kundër vlerave të NATO-s dhe të një vendi i cili është anëtar i programit të NATOS, partneriteti për paqe”.

“Serbia është një anëtar i partneritetit për paqe. Kjo është shkelje e hapur e vlerave të NATO-s dhe këto lloj deklaratash nxisin pasiguri dhe dëmtojnë procesin e normalizimit dhe stabilizimit jo vetëm mes Kosovës e Serbisë, por stabilitetin e rajonit në përgjithësi në Ballkan”, tha eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, Adrian Shtuni.

Lajmet Shtuni: SHBA-ja është për paqe dhe zgjidhje të konfliktit Kosovë-Serbi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>