Shtuni: Nëse s’ka ndryshim në qasjen ndaj SHBA-së, është kot që Kurti të rikthehet në pushtet!

(Lajm i përditësuar)


Shtuni: Nëse s’ka ndryshim në qasjen ndaj SHBA-së, është kot që Kurti të rikthehet në pushtet!

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, në emisionin “Click” në RTV21 analizoi raportin e Kosovës me SHBA-në.

Ai fillimisht tha se presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se do të merret sërish me Kosovën, por sipas Shtunit, Kosova duhet të zgjohet nga vetë-hipnoza.

“Në radhë të parë duhet të krijohet një qeveri, por duke pasur parasysh sjelljen problematike, qasjen vazhdueshme problematike, jo bashkëpunuese që kemi parë nga qeveria e kaluar, duhet që të nxirren mësime. Dhe nëse nuk ka pasur ndryshim dhe vetëdijësim për ndryshimin e nevojshëm në qasje ndaj SHBA-së, atëherë është e kotë që i njëjti kryeministër të pretendojë të vijë në pushtet, sepse do të jetë i pafuqishëm në një situatë ku thjesht do të vazhdojë ta mbajë peng Kosovën. Duhet të ndryshojë qasje, sepse është Kosova që duhet të vijë para, e jo doktrina e tij politike. Nuk është e rëndësishme se çfarë mendon ai në këtë pikë dhe ku ai preferon ta çojë Kosovën, në qoftë se ai nuk arrin një konsensus minimal që të bëjë një qeveri. Ai duhet ta kuptojë situatën në të cilën është dhe duhet të hapë rrugën nëse nuk është i gatshëm të bëjë kompromis. Nuk guxon Kosova të rrijë në vendnumëro”, tha ai.


“Kosova të zgjohet nga vetë-hipnoza”, Shtuni: Bota para një tërmeti të madh gjeopolitik

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, në emisionin “Click” në RTV21, duke analizuar konfliktin Iran-Izrael, komentoi mesazhet që dha sot presidenti amerikan Donald Trump në lidhje me këtë situatë.

Ai u pyet se çfarë ndikimi do të ketë situata në Lindjen e Mesme për pjesën tjetër të botës. Shtuni tha se ky është moment vendimtar.

“Regjimi i Iranit është para një momenti të ‘knock down’ ose ‘knock out’, e keni parasysh kur fillon boksieri që i merren këmbët dhe është gati për të rënë, sepse nuk i kanë mbetur shumë — domethënë, asetet i ka të dëmtuara, raketat po i mbarojnë, por është dëmtuar edhe sistemi lëshues i raketave, kështu që as për t’u mbrojtur nuk i kanë mbetur. Kështu jemi në një moment deçiziv. Do të shohim… përbën një nga ato pjesët e mozaikut që na bëjnë të themi se jemi përpara një tërmeti të madh gjeopolitik në botë, jo vetëm për atë që është duke ndodhur në Ukrainë, por për shkak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme. Mendoj se do të ketë rrjedhoja dhe pasoja – varet se në cilin kamp do të pozicionohet Ballkani, Kosova dhe Shqipëria.Ajo që i përket Kosovës, mendoj se ajo që na intereson më shumë është që Kosova të zgjohet nga kjo vetë-hipnozë, në të cilën ka hyrë, e cila është shumë e dëmshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, tha Shtuni./Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker