Shqiptari i dha fund jetës në “burgun lundrues”, familja kërkon ndihmë financiare për të kthyer trupin

Mediat britanike i janë rikthyer rastit tragjik të humbjes së jetës në anijen hotel të emigrantit shqiptar Leonard Farruku më 12 dhjetor të vitit të shkuar.

BBC ka si titull “Familja e emigrantit nuk përballon dot sjelljen e trupit në atdhe”. Në shkrim citohet e Jola e motra e Leonardit e cila ka deklaruar se: “vdekja e vëllait në të tilla rrethana ishte një tragjedi por ne tani jemi duke u përballur me një tragjedi të dytë nga pamundësia për ta sjellë trupin në Shqipëri dhe kryer ceremoninë funerale”.

“Ne nuk e dimë sa të zgjasë mbledhja e shumës së nevojshme për kthimin e trupit”-citohet ajo nga BBC.

Për ta arritur këtë familja 27 vjeçarit Leonard Farruku ka kërkuar ndihmën e kujtdo që mundet përmes faqes GoFound (linku), ku synohet të mblidhen 10.000 paund për të mbuluar shpenzimet e sjellës së trupit të tij në Shqipëri.

Shuma e mbledhur deri tani është 1 143 paund britanik.

Megjithëse Leonard Farruku i dha fund jetës në anijen-hotel e menaxhuar nga qeveria angleze, ministria e punëve të brendshme Home Office, refuzoi të ndihmojë financiarisht kthimin e trupit në Shqipëri.

Sekretari shtetit për çështjet e brendshme James Cleverly për vdekjen e Leonard Farrukut tha se do të “ketë një hetim të plotë”.

Disa ditë më parë në mediat britanike u publikua një vlerësim për politikën e akomodimit të emigrantëve në anijen hotel Bibby Stocholm ku theksohej se emigrantët përballeshin me diskriminime. Por ky raport vlerësimi u fshi nga faqja e Home Office me argumentin se ishte publikuar gabimisht.

Lajmet Shqiptari i dha fund jetës në “burgun lundrues”, familja kërkon ndihmë financiare për të kthyer trupin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>