Shqiptari Eklent Kaçi shpallet kampion bote në disiplinën “10-ball” në bilardo

Shqiptari Eklent Kaçi është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”.

Në turneun e zhvilluar në Las Vegas, 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë.

Pas suksesit të tij ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”. Në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën here”, shkruan Rama në “Facebook”.

Lajmet Shqiptari Eklent Kaçi shpallet kampion bote në disiplinën “10-ball” në bilardo >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!