Shqiptarëve të Luginës u mundësohet blerja e pronave në Kosovë

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, shqiptarëve të Luginës së Preshevës u është mundësuar të jenë titullarë të të drejtave pronësore në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës.

“Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, bashkëkombasit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të drejtave pronësore në territorin e Republikës së Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sinani.

Ajo për këtë ka falënderuar institucionet e Kosovës.

“Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Sinani në Facebook.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker