Shqiptarët e ndihmojnë ekipin turk të kualifikohet në Ligën e Evropës

Besiktasi triumfoi me rezultatin 5-1 në duelin e kthimit ndaj Luganos, duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës.

Protagonistë në këtë përballje u shndërruar edhe Milot Rashica dhe Ernest Muçi, pasi të dy asistuan.

Rashica u aktivizua titullar, teksa në minutën e 70-të, asistoi për golin e tretë të shënuar nga Rafa Silva.

Ndërsa Muçi e nisi sfidën nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 66-të, duke treguar për pak minuta vlerat e tij.

Talenti shqiptar mundi të linte gjurmë në këtë duel, teksa në minutën e 92-të, “flirtoi” me golin, teksa gjuajtja e tij në hyrje të zonës, u ndal nga portieri kundërshtar dhe u shndërrua në asist për Salih Ucan i cili vulosi shifrat në 5-1.

Golin e vetëm për Luganon e shënoi sulmuesi shqiptar Shkëlqim Vladi.

Nga minuta e parë te zviceranët luajtën edhe Amir Shaipi dhe Uran Bislimi.

Ndeshjen e parë Besiktas e kishte barazuar me rezultat 3-3.

Lajmet Shqiptarët e ndihmojnë ekipin turk të kualifikohet në Ligën e Evropës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker