Shqiptarë të bllokuar në Izrael, delegacioni për turizmin u gjend në mes të sulmit nga Irani

Një delegacion me operatorë turistike dhe zyrtarë të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria u bllokuan në Izrael pas sulmeve të Iranit krahas bashkëatdhetarëve që jetojnë e punojnë atje.

Ata ndodheshin atje për një aktivitet me qëllime promovimin e bashkëpunimit në turizëm, por u gjenden dëshmitarë dhe përjetuan aktin e paprecedentë nga Teherani.

Vec dramës, fatmirësisht asnjë nga anëtarët e delegacionit nuk pësuar, dëmtime, sikurse deri më tani nuk ka konfirmime për të lënduar mes shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael.

Këta të fundit këshillohen që të qëndrojnë në kontakt me ambasadën përmes numrave të kontaktit dhe të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Tirana zyrtare ndërkohë u rendit krah partnerëve dhe aleatëve perëndimore duke dënuar sulmin e paprecedent të Iranit kundër Izraelit.

Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetin social X, e cilësoi një kërcënim për të destabilizuar Lindjen e Mesme në mënyrë të pakthyeshme.

Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për destabilizimin e rajonit në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shpreh mbështetje ndaj aleatëve në përpjekjen për depërshkallëzimin e situatës, duke theksuar armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve si një mekanizëm.

“Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkruan ai.

Shqipëria kërkon vetpërmbajtjen e palëve dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi”, tha Rama.

Të njëjtën linjë mbajti dhe Presidenti i vendit Bajram Begaj i cili u shpreh se shpreson në shmangien e këtij konflikti, ndërsa theksoi edhe pasojat në një shkallë më të gjerë që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Kryediplomati Igli Hasani, në reagimin e tij i rikujtoi shqiptarëve që banojnë në Izrael hapat që duhet të ndjekin në raste rreziku, ndërsa u shpreh se ky sulm mund të sjellë dhe shkatërrim të paqes në Lindjen e mesme.

Lajmet Shqiptarë të bllokuar në Izrael, delegacioni për turizmin u gjend në mes të sulmit nga Irani >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>