Shqiprim Arifi flet me mllef për Albin Kurtin
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, komentoi procesin zgjedhor në Luginë dje ndërsa e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mbështetjen e Partisë për Veprim Demokratik në Luginë, duke thënë se kjo parti “bashkëpunon me Serbinë”.
Arifi tha në T7 se ai do të përzihet në procesin zgjedhor do mbahet në Kosovë.
“Albin Kurti është ‘rak’ i Kosovës prej themelimit të saj dhe në zgjedhjet e ardhshme unë do jem kardiologu në operacionin ku do e largojë atë nga trupi i Kosovës”, tha Arifi.
“Ne kemi kërkuar zyrtarisht takime me Kurtin, ai nuk e ka pa të udhës me u taku me kryetarin e Preshevës”, tha ai.
Kryetari i Alternativës për Ndryshim tha se rezultati i zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë nuk do të jetë më i njëjtë si ai i vitit 2021.
Lajmet Shqiprim Arifi flet me mllef për Albin Kurtin >> Rahoveci INFO.