Shqipëria pëson nga Çekia, më 14 tetor i shkon në shtëpi Gjeorgjisë
(Lajm i përditësuar)
Shqipëria pëson nga Çekia, më 14 tetor i shkon në shtëpi Gjeorgjisë
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbjen e dytë radhazi në grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Republika Çeke u tregua ekip më i mirë në përballjen e xhiros së tretë të grupit, duke fituar tri pikë të reja.
Të dy golat për fitoren e dytë të Çekisë në Pragë, i shënoi Chury në minutat 3 dhe 63, teksa kuqezinjtë u përpoqën të tregoheshin më të rrezikshëm para portës kundërshtare, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon po ashtu si mysafire ndaj Gjeorgjisë, e cila prin në tabelë me 6 pikë, po aq sa edhe Çekia e dyta. Në ndeshjen tjetër, e cila është ende duke vazhduar Ukraina avancon kundër Gjeorgjisë me rezultatin 1:0.
Ndryshon rezultati në Pragë
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka pësuar edhe një gol në përballjen e radhës në Ligën e Kombeve.
Kuq e zinjtë janë duke pësuar 0:2. Autor i golit të dytë për vendësit ishte serish Tomash Chory, kësaj radhe në minutën e 63, teksa në pjesën e parë shënoi qysh në minutën e tretë.
Në ndeshjen tjetër të grupit B1, Ukraina avancon si vendës kundër liderit të tabelës Gjeorgjisë, me rezultatin 1:0. Autor i golit është Mudryk në minutën e 35-të të pjesës së parë.
Sipas rezultateve momentale në tabelë prijnë Gjeorgjia e Çekia me nga gjashtë pikë, Shqipëria e Ukraina renditen në pozitat tre dhe katër me nga tri pikë.
Kujtojmë, Shqipëria nisi mbarë edicionin e ri në Ligën e Kombeve duke fituar si mysafire ndaj Ukrainës, por më pas pësoi nga Gjeorgjia në “Air Albania”.
Çeki 1:0 Shqipëri
Shqipëria ka pësuar gol që në minutën e tretë të ndeshjes ndaj Çekisë.
Goli u realizua nga Tomas Chory realizoi për 1:0.
Çeki-Shqipëri, formacionet zyrtare
Shqipëria rikthehet në aksion në Ligën e Kombeve, për t’u përballur me Çekinë në kuadër të Ligës B, Grupi 1.
Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Epet ARENA” në Pragë.
Shqipërisë i nevojitet patjetër fitorja për të shpresuar fitimin e grupit, ndërsa Sylvinho sonte në sulm starton me treshen Bajrami, Daku, Asani.
Formacionet zyrtare:
Çekia: Kovar, Vitik, Holes, Boril, Coufal, Soucek, Cerv, Provod, Cerny, Sulc, Chory.
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Daku.