Shqipëria nis operimin me dronët Bayraktar

Dronët e njohur Bayraktar kanë arritur në Shqipëri.

Njoftimi është dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka publikuar edhe fotot nga testimet që po iu bëhen dronëve.

Ai ka thënë se prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre

“Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, ka shkruar ministri.

Lajmet Shqipëria nis operimin me dronët Bayraktar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>