Shqipëria gjen kundërshtar në Azi për miqësoren e 24 marsit, testi i parë i Sylvinhos

Kombëtarja Shqiptare do ta shfrytëzojë datën e lirë të UEFA-s në 24 mars me një test miqësor kundër kombëtares sëUzbekistanit.
Lajmin e bën të ditur RTSH Sport që thekson se pas diskutimeve edhe me dy federata të tjera, ato të Tunizisë dhe Ukrainës, gjuha e përbashkët u gjet me Uzbekistanin.

Kështu, tre ditë përpara ndeshjes me Poloninë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024, skuadra e Sylvinhos do të sfidojë ekipin aziatik që mban vendin e 77 në renditen e FIFA-s, 10 pozicione poshtë Shqipërisë.
Ndeshja do të luhet në “Air Albania Stadium”.
Lajmet Shqipëria gjen kundërshtar në Azi për miqësoren e 24 marsit, testi i parë i Sylvinhos >> Rahoveci.INFO.