Shqipëria dyfishon pagën për ushtarët që shërbejnë në Kosovë

Shqipëria ua ka dyfishuar pagën ushtarëve të saj që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.

Ai ka thënë se kjo tregon angazhimin e shtetit për vlerësimin e punës së tyre dhe se do të vazhdojnë të punojnë për rritje të pagës për të gjithë personelin

“Angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve tanë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal është thelbësor. Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e #KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë. Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione. Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO”, ka shkruar Peleshi.

Shqipëria ka mbi 100 ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Lajmet Shqipëria dyfishon pagën për ushtarët që shërbejnë në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>